Fabrika Sociale rikthehet se shpejti
Nov 1st
Nderkohe Forumi i Ri eshte gati e mund te aksesohet ne http://www.fabrikasociale.com/forum
Se shpejti do te kemi nje backup te forumit te vjeter per reference online.
Karl Marx
Nov 1st
Karl Heinrich Marks (1818-1883)
Karl Heinrich Marks (5 Maj 1818 Trier, Gjermani – 14 Mars 1883 Londër, Britani e Madhe) ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombetare te Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjërë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: “Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave.”
Biografi
Rinia
Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishter në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit.
Edukimi
Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studjuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mabnte dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin.
Marks dhe Hegelianët e Rinj
Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si “Hegelianët e Rinj”. Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit “Hegelianët e majtë”, të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofise post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane. Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, perdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore qe Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit.
Karrjera
Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Cologne. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizmit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij.
Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan ‘On the Jewish Question (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpuntorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonomine. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë.
Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), nje libër kritk mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 Shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.
Në këtë vit Europa po përjetonte nje rritje të revolucioneve; nje levizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Cologne dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.
Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizmin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone “This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property”,(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona). Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kunderakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën “The Morning Star”.
Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte “The Morning Star” por “The Times” gazeta te cilës i referohej Marksi.
Jeta Familjare
Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një arsitokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe per disa vite u kundershtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait.
Jeta e Mëvonshme
Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhëndur në gurin e varrit të Marksit – nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike – është: “Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni”. Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë.
Filozofia Marksiste
Siç thotë dhe studjuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbeshtetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturëve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vënd të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”. Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në tranformimin e natyres dhe ai e quante këtë proçes transformimi “punë” dhe kapacitetin për të transformuar natyrën “fuqi punëtore”. Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mëndjën njerëzore dhe imagjinatën:
Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe nje arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire eshte se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)
Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar “natyrën” me “historinë”. Disa herë ata përdorin frazën “ekzistenca vjen përpara ndërgjegjjes”. Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr preçedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.
Marksi nuk besonte se të gjithe njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është nje aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Analiza e Marksit mbi historine i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në pratikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishmë dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Europiane për shëmbull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shëmbull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.
Marksi me “lidhjet sociale të prodhimit” nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme indetifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shëmbull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shëmbull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.
Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të ‘alienimit’ por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin veshtirësi për t’ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjestarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shëmbull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shëmbull i lidhur me fenë marrë nga “Kuntribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit”:
“Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Eshtë opiumi i njerzve.”
Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.
Kritikë Kapitalizmit
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Europë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Europe filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim – kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë “proletarët”. Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë “kapitalistë” ose “borgjezë”. (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë “mbiprodhim” dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek “mbi-punimi”.
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi “i vjedhur” nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një “hap prapa” ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit – një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë – është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në “Kritikën e Programit Gotha”, “Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit.”
Influenca e Marksit
Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm. Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis “Marksizmit” dhe “ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe nipin e tij për “ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve” dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar Marksin”nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam Marksist”). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit (p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të Marksit dhe ombrellës së termave “Marksiste” shpeshherë ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.
Gjashtë vjet pas vdekjes së Marksit, Engelsi dhe të tjerë krijuan “Internacionalen e dyte” si bazë për një aktivizëm politik të vazhdueshëm. Kjo organizatë kolapsoi më 1914 sepse një pjesë e antarëve filluan të mbështesin teorine “evolucionare” socialiste të Edëard Bernstein, dhe gjithashtu për arsye të ndarjeve që shkaktoi Lufta e Parë Botërore.
Lufta e Parë Botërore krijoi njëkohësisht edhe Revolucionin Rus dhe ngjitjen e Vladimir Leninint në lidershipin e lëvizjes komuniste, ku u krijuan bazat për “Internacionalen e Tretë”. Lenini thoshte se kishte të njëjtat ide me Marksin si filozofikisht ashtu dhe politikish. Ai zhvilloi një program politik të quajtur Leninizëm ose Bolshevizëm, i cili thërriste për një revolucion të organizaur nga një Parti Komuniste e organizuar.
Me vdekjen e Leninit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në BS, Joseph Stalin, mori kontrollin e Partisë dhe aparatit shtetërorë. Ai argumentonte se përpara zhvillimit të një revolucioni komunist botëror, Partia Komuniste e BS duhet të arrinte krijimin e komunizmit në BS. Ishin politikat e BS Stalinist ato që krijuan gabime në perceptimin e teorive Marksiste në botën perëndimore. Për shume kohë, sidomos mbas luftës së dyte botërore dhe gjatë Luftës së Ftohte, Marksizmi pa arsyë barazohej me komunzimin, i cili përsëri pa arsye kuptohej si një sistem totalitar që shkelte të drejtat civile.
Më 1929, Leon Trotsky u përjashtua nga BS dhe më 1938 ai krijoi “Internacionalen e Katërt”. Mbeshtetësit e Trotskit argumentonin se Stalini kishte krijuar një shtet burokratik dhe jo një shtet socialist.
Në Kinë Mao Ce Duni gjithashtu thoshte se ndiqte Marksin, por njëkohësisht mendonte se edhe fshatarët, jo vetëm punëtorët mund të luanin rol në revolucionin Komunist. Kjo ishte një ndarje shumë e madhe nga pikëshikimi i Marksit, i cili e fokusonte gjithë rëndësinë tek proletariati urban dhe mendonte se revolucioni do të ndodhte në shoqëri industriale shumë të avancuara si Franca, Gjermania dhe Britania. Marksizëm-Leninizmi sipas intepretimit të Maos njihej në gjithë botën si Maoizëm.
Gjatë viteve 1920 dhe 1930 një grup disidentësh Marksistë krijuan Institutin Kerkimor Social në Gjermani. Pjesëtarë të këtij grupi ishin edhe personalitete si: Max Horkheimer, Theodor Adorno, Erich Fromm, dhe Herbert Marcuse. Këto autorë shpeshherë grupohen në atë që quhet “Shkolla Frankfurtjane”. Puna e tyre e njohur si “Teoria Kritike”, eshte një lloj filozofie Marksiste e influencuar nga Hegeli, Frojdi, Niçe, dhe Max Weber.
Shkolla Frankfurtjane u nda shumë shpejt nga Marksistët, Leninistët dhe Bolshevizmi në disa ide kyçe. Së pari, duke qënë se shkruanin gjatë rritjes së Stalinizmit dhe Fashizmit, ato kishin shume dyshime ne konceptet tradicionale të ndergjegjësimin e klasës proletare të Marksit. Së dyti, ndryshe nga Marksistët e hershëm, sidomos Lenini, ato e kundërshtonin determinizimn ekonomik.
Marksistë të famshëm dhe të rëndësishëm të kohës janë edhe Georg Lukacs, Walter Benjamin apo Antonio Gramsci të cilët së bashku me Shkollën Frankfurtjane njihen si Marksistë Perëndimorë. Henryk Grossman i cili zhvilloi bazat matematike të ligjit të marksit “mbi krizat ekonomike kapitaliste”, ishte një tjetër anëtar i shkollës Frankfurtjane. E rendësishme gjatë kësaj periudhe ishte edhe revolucionarja Polake Rosa Luxemburg.
Më 1949, Paul Sweezy dhe Leo Huberman, krijuan “Monthly Review”, një gazetë e cila jepte informacione mbi mendimet Marksistë në Sh.B.A dhe ishte e pavarur nga Partia Komuniste Amerikane.
Më 1978, G. A. Cohen u mundua ti mbronte mendimet Marksiste nëpërmjet një teorie shkencore koherente mbi historinë duke e parë këtë të fundit nga një prizëm filozofie analitike. Aty lindi edhe Marksizmi Analitik, një lëvizje akademike që perfshinte personalitete si Jon Elster, Adam Przeëorski apo John Roemer. Bertell Ollman është githashtu një mbrojtës i zjarrtë i Marksit në botën akademike Anglofone.
Marksi radhitet i 27 në listën e personazheve me më shume influencë në botë të shkruar nga Michael H. Hart.
Më korrik 2005, Marksi mori titullin “Filozofi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave” nga një sondazh i kryer nëpërmjet Radio 4 të BBC.
Referenca
* Stephen Jay Gould, A Darwinian Gentleman at Marx’s Funeral – E. Ray Lankester, Page 1, Find Articles.com (1999).
* Daniel Little, The Scientific Marx, University of Minnesota Press (1986), trade paperback, 244 pages
* David McLellen, Karl Marx: His Life and Thought
* Hal Draper, Karl Marx’s Theory of Revolution (4 volumes). Monthly Review Press.
* Boris Nicolaevski & Otto Maenchen-Helfen, Karl Marx: Man and Fighter. Penguin books.
* Francis Wheen, Karl Marx, Fourth Estate (1999), ISBN 1857026373 (biography of Marx)
* Isaiah Berlin, Karl Marx: His Life and Environment nga Isaiah Berlin
Perkthyer nga Wikipedia nga Brigadieri.
Hakerrim
Nov 1st
Ali Asllani
Qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire
Neper fusha, neper kodra, vershellin nje egersire!
Pra, o burra, hapi, pini, pini or’e cast,
Per cakallin, nat’e erret eshte ras’e deli ras’!
Hani, pini e rrembeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Te pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrmenbeni, mbushni arka, mbushni xhepe
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!
Ai rron per zotrin tuaj, pun’e tia, djers’e ballit,
Esht’ kafshit per gojen tuaj. Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit, s’ka me mire, lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini e rrembeni, eshte kohe e cakejvet,
Hani, pini e rrembeni, eshte bot’ e maskarenjvet!
Hani, pini, vidhni, rrembeni aksione monopole,
Ekselenca dhe shkelqesa, tutti quanit come vuole!
Nenshkrim’ I zotris suaj neper banka vlen milon,
Ju shkelqen ne kraharuar dekorata ‘Grand Cordon’
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb I varfer t’ju therres
Gjith’me emrin tingellonjes: Elselenca e shkelqes’
Dhe te quheni perhera luftetar’ e patriot’,
Ne ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon I zotris sate, qe ne gji te kan’ vendosur,
Esht’ peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Esht’ trikembshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, dic u bere e pandeh,
Kunder burrit te vertete ze e vjell e ze e leh!
E na tunde, na lekunde, neper salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut ty me shok’ te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj, qe per dita los e qesh,
Te gradoi kater shkalle, pse I the dy fjal’ ne vesh!
Koha drishet e perdrishet, do te vij’ dita qe do zgjidhet
Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos qe jasht’ do hidhet!
Koha drishet e perdridhet, prej gradimit kater shkalle
Nuk do mbetet gje ne dore vecse vul’ e zez’ ne balle!
Dallavera neper zyra, dallavera ne pazar,
Dallavera me te huajt, dallavera me shqiptar’
Vetem vetem dallavera. Dhe ne dem te ketij vendi
Qe ju rriti, qe ju ngriti, qe ju ngopi, qe ju dendi!
Ne se kombi vete mbare, neser ju veproni ndryshe,
Dylli benet si ta duash, kukuvajk dhe dallandyshe
Kukuvajka gjith’ me lajka, neser silleni bujar,
Nene dore e nene maska, shkoni jepni nje kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
Kukuvajka do pertypi zog e zoga si perpara…
Ja , ja grushti d ote bjeri permbi kryet e zuzarve,
KOHA ESHTE E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARVE!
A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor’
Nuk esht’yti, nuk esht’imi, eshte i kombit arberor,
Esht’ i syrit ne lot mekur, esht’ i vendit djegur pjekur.
Ju do thoni si te doni…po e drejta dermon hekur.
Subcomandante Insurgente Marcos
Nov 1st
Një nga personazht më misterioz, mojkani i fundit i të drejtave të njëriut. Legjendetat për identitetin e tij janë të shumta gati të gjitha agjensite e inteligjencës perëndimore kanë nxjerrë histori nga më të ndryshmet për kavalierin e maskuar, megjithatë ajo më e besueshmja vjen nga qeveria Meksikane. Në bazë të informacioneve emri i vërtetë i Marcos është Rafael Sebastian Guillen Vicente. Gullien mbaroj shkollën e mesme në një shkollë Jezuitësh në një provincë të humbur Meksikane me emrin Tampico Tamaulipas. Më vonë ai lëvizi në Meksiko Sity ku u dipllomua në Metropolitan Autonomus University (UAM) dhe më pas mori një master në Filozofi në National University of Meksiko. Gjatë kohës së universitetit si shumë moshatarë të tij mori pjesë në protestat që përfshijnë të gjithë të rinjtë e botës dhe u bë një militant në një nga organizatat Maoiste.
Gjatë kësaj periudhe ndryshimesh globale dhe protestave masive ku Guillen (Marcos) ishte një nga më aktivët në protestat që organizoheshin nëpër gjithë qytetet universitare të botës, ai mer masterin për Filozofi dhe fillon punë si professor po në universitetin e Meksikos.
Jeta e qetë prej profesori nuk bënte për një njëri i rritur me idealin e barazisë dhe revolucionit, shumë shpejtë ai u shkëput nga kjo mënyrë jetese për tu përfshirë në një pofesion më të vështirë.
Gjatë kësaj kohe shumë gjëra ndryshuan njerëzit filluan të bëheshin më të ndërgjegjshëm për ato që ishin të drejtat e tyre. Në shumë nga zonate Meksikës grupime të ndryshme filluan të ngrejnë lart zërin e tyre për dy nga shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie njerëzore liria dhe barazia.
Në Chiapas një zonë me pakica Indiane në Meksikë dhe një nga zonat më të shfrytëzuara nga sistemi kapitalist, lindi një lëvizje shumë e fuqishme fshatare nën ideologjinë Zapatiste. Kjo lëvizje u mbështet nga shumë intelektual progresist të kohës.
Gjatë kësaj kohe Rafael Sebastian Guillen Vicente heq dorë nga regjistri dhe kravata e tij prej profesori për tu kthyer përfundimisht në Subcomandante Marcos.
Pse Subcomandante Marcos? Sepse ai nuk e ka pranuar kurrë rolin e komandantit duke besuar se komandanti është një dhe i vetëm POPULLI.
Për asnjë moment ai nuk e ka konsideruar veten komandant të kësaj ushtrie. Edhe gjatë marshimit të 2001 në Meksiko Sity ku mijëra vetë thërrisnin emri e tij ai deklaroj që un jamë vetëm një zedhënës i të gjithë atyre njerëzve që luftojnë për idealin e barazisë.
Bota po bëhët globale dhe ky është një realitet, të gjithë njerëzit janë pjesë e këtij fshati global dhe ndoshta ka ardhur momenti që të jemi më të ndjeshëm ndaj problemeve të një vendi i cili megjithëse është shumë i largët në distancë është shumë i afërt me problemet me të cilat po përballet çdo ditë.
Në vitet xxxx njerëzit kishin nevoj për heronj të maskuar të cilët luftonin për të lirin dhe barazin midis njerëzve. Ka kaluar një shekull që prej asaj kohe, një shekull luftrash botërore, një shekull traktatesh, një shekull konferencash në salla lluksoze me udhëheqës të mëdhenj botëror dhe të gjitha këto për të arritu një mirëqënie dhe për ti siguruar të drejtën e barabatrtë çdo qënie njerëzore.
Me sa duket nuk është bërë mjaftueshëm. Sot njerëzimi krijon akoma luftëtare lirie ashtu si ndodhte edhe një shekull më parë, sot në shumicën e botës kemi një varfëri alarmuese dhe shumë pak gjera shohim në horizont për zgjidhjen e këtij problemi. Natyrshëm lindje edhe një nga pyetjet më të mëdha që i ka drejtuar në një nga shkrimet e tij Subcomandante Marcos politikanëve pereëndimorë që vendosin për politikat globale. Kjo ishte ëndrra globale? Kjo ishte ajo që u premtua mbas rënies së murit të Berlinit? Subcomandate Marcos është kthyer në një nga mitet e rinisë, e asaj pjese të shoqërisë që nuk është infektuar akoma nga konsumizmi. E asaj pjese të shoqërisë që akoma vazhdon të ndjejë dhe të besojë nga parimet e të drejtave të njeriut. Shumë qeveri botërore e konsiderojnë EZLN (Zapatista Army of Nacional Liberation) si një organizate terroriste, dhe pikërisht për këtë arsye në cdo takim ose dalje në publik përfaqësuesit e saj mbajnë një maskë për të fshehur identitetin e tyre të vertetë. Madje edhe në takimin që pritet të zhvillohet me kryeministrin e sapo zgjedhur meksikan, Subcomandante Marcos, deklaroj që ftontë të gjithë mbështetësit e kësaj ushtrie që në një mënyrë simbolike atë ditë të dalin me maskat që tanimë janë bërë si shenjë konvencionale e rezistencës. Përfaqësuesit e kësaj ushtrie përndiqen dhe konsiderohen terroristë në shumicën e vëndeve. Dhe ky është një debat tjetër i madh, që është i hapur. A mund të konsiderohet Subcomandante Marcos dhe gjithë përfaqësuesit e EZLN terroristë? A mund të konsiderohen kërkesat e tyre të karakterit terrorist? Kjo është një temë që akoma debatohet në shumicën e analizave që bëhen për EZLN dhe për përfaqësuesin e saj SubcomandanteMarcos.
Kush është Subcomandante Marcos? Si e sheh veten ai ne një botë të tillë?
Këto janë fjalët që ai vetë ka shkruar për të përshkruar veten e tij.
Marcos me fjalët e tij:
Marcos është një joseksual në San Francisko, një njëri më njgyrë në Afrikën e Jugut, një Aziatik në Europë, një Meksikan ilegal në San Ysidoro, një anarkist në Spanjë, një Palestinez në Izrael, një Indian i fisit Maja në San Cristobal, një pjestar bande në Neza, një Cifut në Gjermani, një avokat i popullit në Ministrinë e Mbrojtjes, një komunist në kohën e luftës së ftohtë, një artist pa galeri….. Një pacifist në Bosnje, një shtepiake e vetmuar të Shtunën në mbrëmje në çdo fqinj në çdo qytet të Meksikës, një grua e vetmuar në metro në orën 10:00 të mbrëmjes, një fshatar pa tokë, një punëtorë i papunë… një student i pakënaqur, një disident në ekonomin e tregut të lirë, një shkrimtar pa libra ose pa lexues, dhe, sigurisht një Zapatist në malet në Jugperëndim të Meksikës. Pra Marcos është një qenie e gjallë, çdo qenie njerëzore, në këtë botë. Marcos janë të gjithë të shfrytëzuarit, të mënjanuarit dhe minoritet e shtypura, të cilët rezistojnë dhe thonë ‘Enough’!
Per FaSoc, perkthyer nga Urbani dhe Chiapas
Une kam një ëndërr
Nov 1st
Martin Luther King
Jam i lumtur që bashkohem me ju sot në ditën që do të mbesë në mendje si demonstrata më e madhe për liri në historinë e kombit tonë.
Para njëqind vjetesh, një Amerikan i madh, nën hijen simbolike të të cilit qëndrojmë sot, firmosi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret madhor erdhi si burimi gjigand i dritës së shpresës për miliona skllevër të Zinj të cilët ndiheshin të djegur nga zjarri shkatërrues i padrejtësisë. Erdhi si një rreze drite mbas natës së kaluar në qeli. Por njëqind vjet më vone, ne duhet të përballemi me faktin tragjik se një i Zi nuk është akoma i lirë.
Njëqind vjet më vonë, jeta e një Zezaku fatkeqsisht është akoma e gjymtuar nga prangat e veçimit dhe zinxhiret e diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Zezaku jeton në një ishull te vetmuar varfërie në mes të oqeanit të pafund të mirëqenies materiale. Njëqind vjet më vone, Zezaku ende lëngon në cepat e shoqerisë Amerikane ndërsa e ndjen veten si të shpërngulur edhe pse është në tokën e tij.
Kemi ardhur sot këtu për të dramatizuar nje situatë të tmerrshme. Në një farë mënyre, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të arkëtuar një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mahnitshme të Deklaratës së Pavarsisë, ato po firmosnin një akt gjithpërfshirës nga i cili do të rridhnin të gjithë trashigimtarët e Amerikës. Ky shënim ishte premtimi se çdo njëriu do ti garantohej e drejta e pamohueshme e jetës, lirisë dhe ndjekjes së lumturisë.
Sot është e qartë se për sa i përket qytetarëve me ngjyrë, Amerika ka hequr dorë nga akti gjithëpërfshirës. Në vënd që të nderojë një detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Zezak një check të keq i cili është kthyer me gabimin “fonde të pamjaftueshme”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në depozitat e mëdha të mundësisë të këtij kombi. Pra ne kemi ardhur të arkëtojmë një çek – një çek që do të na japë pasurinë e lirisë dhe sigurinë e drejtësisë kurdo që ne ta kërkojmë. Ne gjithashtu ndodhemi në këtë vënd të nderuar për ti rikujtuar Amerikës urgjencën e egër të se tashmes. Nuk ka kohë për lluksin e të priturit ose për ilaçin qetësues të shkallezimit. Tani është koha për tu ngritur nga lugina e errët dhe e shkretë e veçimit dhe për të shkuar drejt shtegut te ndriçuar të drejtësisë së racave. Tani është koha për ti hapur dyert e mundësive të gjithë fëmijëve të Zotit. Tani është koha për ta terhequr kombin tonë nga rëra thithëse e padrejtësisë raciale drejt tokës së fortë të vllazërisë.
Do të ishte fatale për kombin tonë mos shikimi i urgjencës së momentit dhe nënvleftësimi i determinimit të Zezakëve. Vera e nxehtë e pakënaqësisë legjitime të Zezakëve nuk do të kalojë deri në mbërritjen e Vjeshtës së lirisë dhe barazisë. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por vetëm fillimi. Ato që mendojnë se Zezakët kishin nevojë të çlironin tensionin dhe tani do të jenë të gëzuar përsëri do të kenë një zgjim të keq nëse kombit i rikthehet punëve si përherë. Nuk do të ketë as pushim as qetësi ne Amerikë deri sa Zezakut ti jepen të drejtat e tij të nënshtetësisë.
Tornadot e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri sa të shfaqet dita e ndritshme e drejtësisë. Por duhet ti them diçka njerzve të mij që qëndrojnë ne pragun e ngrohtë që çon në pallatin e drejtësisë. Në proçesin e fitimit të vendit tonë të drejtë ne nuk duhet të fajsohemi me ngjarje të gabuara. Le të mos kërkojmë të përmbushim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhur e urrejtjes.
Ne duhet ta vazhdojmë betejën tonë në një plan te larte dinjiteti dhe disipline. Nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese të degjenerojë në dhunë fizike. Gjithmonë duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore ku forca fizikë mundet me forcën e shpirtit.
Beteja e re dhe e mrekullueshme që ka përfshirë komunitetin Zezak nuk duhet të na drejtojë në mosbesim kundrejt gjithë njerzve të bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tonë të bardhë, siç dëshmohet nga prania e tyre sot këtu, kanë arritur të kuptojnë se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë dhe liria e tyre është ngërthyer në mënyrë të pazgjidhshme me tonën.
Ne nuk mund të ecim të vetmuar. Dhe ndërsa ecim, ne duhet të betohemi se do të ecim vetëm përpara. Ne nuk mund të kthehemi pas. Ka nga ato që pyesin te apasionuarit e te drejtave civile, “Kur do të kënaqeni?” ne nuk mund te jemi kurre te kënaqur deri kur trupat tonë, të lodhur nga udhëtimi, nuk mund të gjejnë shlodhje në motelet e autostradave dhe hotelet e qyteteve. Ne nuk mund te jemi kurre të kënaqur deri sa maksimumi i lëvizjes së një zezaku është nga një geto e vogël në një geto të madhe. Ne nuk mund të jemi kurrë të kënaqur përderi sa një Zezak ne Mississippi nuk ka të drejtën e votës dhe një Zezak në Neë York beson se nuk ka asgjë për të cilën të votojë. Jo, jo, ne nuk jemi të kënaqur, dhe nuk do te jemi të kënaqur deri sa drejtësia të rrjedhe si uje dhe e mira si një përrua i egërsuar.
E di që disa nga ju vijnë ketu nga gjyqe të medha. Disa të tjerë nga qeli te ngushta. Disa nga ju vijne nga zona ku kërkimi juaj për liri ju la të batërdisur nga stuhitë e persekutimit dhe të shtypur nga brutaliteti i policisë. Ju jeni veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është rifitim.
Kthehuni në Mississippi, kthehuni ne Alabama, kthehuni ne Georgia, kthehuni ne Louisiana, kthehuni në lagjet e këqija dhe getot e qyteteve tona veriore, duke ditur se në njëfarë mënyre kjo situatë mund dhe do të ndryshojë. Le të mos endemi në luginën e dëshpërimit. Ju them sot, miqte e mij, se paçka vështirësive dhe frustrimeve të momentit, une ende kam një ëndërr. Eshtë një ëndërr me rrenjet e ngulura thellë në ëndrrën Amerikane.
Kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetoje kuptimin e vërtetë të besimit të tij: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetë-provuara: se të gjithë njerzit lindin njësoj.” Kam një ëndërr se një ditë mbi kodrat e kuqe të Georgia-s, djemtë e ish skllevërve dhe djemtë e ish pronarëve do të mund të ulen së bashku ne tavolinën e vllazërisë. Kam një ëndërr se një ditë edhe në shtetin e Mississippi-t, një shtet i shkretë, që djersin nga nxehtësia e padrejtësisë dhe shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë. Kam një ëndërr se një ditë, katër fëmijët e mij të vegjël, do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës por nga përmbajtja e karakterit. Une kam një ëndërr sot.
Kam një ëndërr se një ditë, shtetit i Alabama-s, guvernatorit të të cilit sot i pikojnë buzët me fjalët mbipozicionim dhe asgjësim, do të transformohet në një situatë ku djem te vegjël të zinj dhe vajza të vogla të zeza do të jenë të aftë të bashkojnë duart më djem të vegjël të bardhë e vajza të vogla të bardha dhe pastaj të ecin të gjithë së bashku si vëllezër e motrea. Unë kam një ëndërr sot. Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të ngrihet, çdo kodër e mal do të ulet, vëndet e ashpra do të bëhen të sheshta, vëndet e shtrembëra do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Zotit do të shfaqet, dhe njerzit do ta shohin këtë të bashkuar. Kjo është shpresa jonë. Kjo është shpresa me të cilën unë po kthehem në jug. Ky besim do të na bëjë të aftë ta formojmë malin e dëshpërimit në formën e gurit të shpresës. Ky besim do të na bëjë të aftë ti transformojmë mosmarrveshjet irrituese të kombit tonë në një simponi te bukur vllazërie. Ky besim do të na bëjë të aftë të shkojmë në punë së bashkku, të lutemi së bashku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të luftojmë për lirinë së bashku, dukë ditur se një ditë ne do të jemi të lirë.
Kjo do te jetë dita kur kënga “Shteti im, tokë e ëmbël e lirisë, për ty këndoj. Toka ku baballarët e mij vdiqën, toka e krenarisë së piligrimëve, nga çdo anë mali, lëre lirinë të tingëllojë.” do të këndohet më një kuptim tjetër nga të gjithë fëmijtë e Zotit. Dhe nëse Amerika do të tregohet si një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë. Pra lëre lirinë të tingëllojë që nga majat e kodrave të fuqishme të New Hampshire. Lëre lirinë të tingëllojë nga malet e fuqishme të Neë York-ut. Lëre lirinë të tingëllojë nga Allegheniet e larta të Pennsylvania-s! Lëre lirinë të tingëllojë nga guret e mbuluar me borë në Kolorado. Lëre lirinë të tingëllojë nga majat me kthesa të Kalifornisë. Por jo vetëm këto; lëre lirinë të tingëllojë nga Mali i Gurtë në Georgia! Lëre lirinë të tingëllojë nga Mali “Lookout” në Tennessee! Lëre lirinë të tingëllojë nga cdo kodër dhe pllajë e Mississippi. Nga çdo shpat e anë mali, lëre lirinë të tingëllojë.
Kur ta lëjojmë lirinë të tingëllojë, kur ta lëjojmë të tingëllojë nga çdo fashat e qytezë, nga çdo shtet e qytet, do të jëmi të aftë ta përshpëjtojmë ardhjen e ditës kur të gjithë fëmijët e Zotit, të zinj e të bardhë, Çifutë dhe Gjermanë, Protestantë dhe Katolikë, do të jenë të aftë ti japin dorën njëri tjetrit dhe të këndojnë me fjalët e spiritualit të vjetër Zezak, “Të lirë më në fund! Të lirë më në fund! Faleminderit zot i plotfuqishëm, të lirë më në fund!”



